AMBULANTA
Nëse keni caktuar termin në Klinikën tonë, Ju lutemi të vini gjysmë ore më herët që të paraqiteni në shallter për pranim dhe ta rregulloni dokumentacionin e nevojshëm..
Nëse vini në ambulantën tonë për herë të parë, duhet t’i sillni me vete të gjitha ekzaminimet e bëra më parë në institucionet shëndetësore tjera.
Në terminin e caktuar për kontrollim mjekësor duhet t’i sillni të gjitha raportet e mëhershme mjekësore të mjekut tuaj.
Mjeku mund ta zgjasë kohën e kontrollit mjekësor në interes të pacientit, Ju lutemi të keni durim.
NDËRHYRJET KIRURGJIKE AMBULATORE
Nëse keni caktuar termin për ndërhyrje kirurgjike ambulatore, Ju lutemi të vini gjysmë ore para terminit të caktuar, në mënyrë që të paraqiteni në shallter për pranim dhe ta rregulloni dokumentacionin e nevojshëm. Sillni me vete raportet e kontrolleve mjekësore të mëparshme.
Intervenimi kirurgjik mund të zgjatet, Ju lutemi të keni durim.
REPARTI
Nëse jeni pranuar në repart (në pjesën spitalore) për mjekim, Ju lutemi sillni me vete: gjërat e nevojshme për higjienën personale, medikamentet e terapisë që merrni (nëse merrni terapi për problem kronike) dhe të gjitha raportet për sëmundjet tjera (nëse keni të tilla).
Konsultohuni gjithmonë me mjekun tuaj për terapinë që merrni, duke përfshirë edhe medikamentet që jepen pa recept.
Ju lutemi MOS sillni në spital sende me vlerë (para, bizhuteri, telefona mobil, kompjuterë) sepse Klinika nuk përgjigjet për dëmtimin apo humbjen/vjedhjen e tyre.