hiperbarna

Terapia hiperbarike me oksigjen paraqet metodë terapeutike ndihmëse, gjatë të cilës pacientët thithin oksigjen 100% me presion të lartë, më të lartë se presioni atmosferik. Me këtë terapi mjekohen: pacientët me plagë me shërim të ngadalshëm me etiologji të ndryshme, pacientët me plagë diabetike, osteomielit, djegje, okluzion të arterier retinale, shurdhim akut, si edhe ata me lëndime sportive, për përgatitjen e sportistëve dhe për qëllime estetike. Terapia zbatohet në dhomë hiperbarike në të cilën pacientët thithin oksigjen 100% përmes maskës oronazale, gjë që përbën terapi të sigurtë e cila në Klinikën tonë kryhet që nga viti 2009.