Kursi i qepjes kirurgjikale dhe vaskulare, pjesa e dytë

Të pranishmit patën mundësinë të mësojnë në menyrë praktike, se si shkon një proces operacional.  

➡️ Përgatitja e fushës së operacionit dhe vendosja e dorezave kirurgjikale
➡️ Shënimi I lezionit që duhet hapur.
➡️ Aplikimi I anestezisë lokale.
➡️ Ekcizioni I lezionit.
➡️ Qepja duke përdorur teknikat për vendosjen e suturës një-ndërprerëse dhe të zgjatur-vazhduese
➡️ Heqja e duhur apo adekuate e fijeve

Gjatë këtij seminari pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë se si në mënyrë të saktë përdoret një instrument kirurgjik. Falënderim i veçantë për përfaqësuesit e kompanisë austriake Lohman & Rauscher znj. Mariana M. Petrushevska dhe z. Boris Milicevic, të cilët, në bashkëpunim me Kliniken Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rekonstruktive, dhuruan instrumente dhe materiale të nevojshme që mundësuan realizimin e kursit. Ky eveniment organizohet falë mbështetjes së Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, me përkushtim të veçantë të Klinikës Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare dhe farmacive Eurofarm. Ky kurs zhvillohet në përputhje me protokollet aktuale të Covid-19.

 

 

 

 

  

 

 

 

Nice Social Bookmark