ISHP Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive ka krijuar bashkëpunim me Spitalin Universitar Uppsala
ISHP Klinika Universitare për Kirurgji Plastike dhe Rikonstruktive ka krijuar bashkëpunim me Spitalin Universitar Uppsala në Suedi për edukimin e kursantëve në fushën e mikrokirurgjisë rikonstruktive. Mjeku ynë As. Dr. Blagoja Srbov ka qëndruar në spital për një muaj. Asoc. Dr. Sofija Pejkova realizoi takim me drejtoreshën e programit të specializimeve Dr. Eleonora Dimovska në Spitalin Universitar Uppsala dhe me drejtorin e spitalit Andres Rodriquez-Lorenzo, ku ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në vitin aktual 2022 dhe në vitin e ardhshëm 2023.