Dr. Gordana Georgieva, fituese e çmimit shtetëror "Shkencëtar i ri i suksesshëm"
Urime të sinqerta për kolegen tonë dr.Gordana Georgieva e cila fitoi çmimin prestigjioz "Shkencëtar i ri i suksesshëm" nën mbikqyrjen e presidentit të vendit tonë. Dr.Georgieva është specialiste e plastikës dhe kirurgjisë rekonstruktive, asistent profesor i mjekësisë, doktorant me kërkime në fushën e nervave periferikë. Ky çmim është vetëm rikonfirmim se empatia, përkushtimi, këmbëngulja dhe kreativiteti, cilësitë të cilat i posedon kolegja jonë janë çelësi i suksesit. I urojmë edhe shumë suksese dhe çmime në të ardhmen, si dhe rrugëtin e saj le ta ndjekin edhe kolegët tanë më të rinj.